+355 (0) 68 200 6372 / +355 (0) 69 407 1263
Munellaaek@gmail.com
Mon - Fri : 09 AM - 09 PM

Rreth Nesh

25

Vite

Eksperience
Rreth Nesh

FUSHA E VEPRIMTARISE

Shoqeria jone eshte perqendruar ne zbatimin e punimeve te ndertimit. Aktiviteti kyesor i kompanise konsiston ne: Ndertime ekonomike dhe civile, si ndertesa shume kateshe, ndertime Objekte Social – kulturore. Rikonstruksione te ndryshme dhe te gjitha llojet e punimeve te pergjithshme dhe speciale. Ndertime rrugesh te te gjitha kategorive , rikonstruksione dhe mirembajtje te tyre , ndertime urash te te gjitha permasave , rehabilitime dhe mirembajtje te tyre. Prodhime te materialeve te ndertimit, si inerte, te dimensioneve te ndryshme, elemente betoni., etj. Ndertime ujesjellesash dhe kanalizimesh, rehabilitime dhe mirembajtje te tyre. Nyje prodhimi per materiale ndertimi dhe pika shitje.

Ndertesa shume kateshe
Objekte Sociale
Rikonstruksione

PERSHKRIM I SHKURTER I AKTIVITETEVE TE KRYERA

Aktiviteti i “AEK Munella " eshte i larmishem. Kompania jone eshte nje kompani qe ka realizuar me sukses te gjitha llojet e punimeve ne ndertim, si rikonstruksione, ndertime, rruge, objekte civile, punime strukturore speciale etj. Kompania ka realizuar shume projekte si Investuese por njekohesisht nje pjese e mire e aktiviteti te shoqerise konsiston ne Kontratat e ndryshme me Institucione Shteterore. Ne çdo rast “AEK Munella " i ka realizuar ne kohe kontratat dhe te gjitha palet kane mbetur te kenaqur nga cilesia epunimeve dhe afatet e kryerjes se punes. Punimet e realizuara perfshijne konstruksione te linjave elektrike dhe shtrimeve te kabllit, shkolla te reja dhe rikonstruksione , rikonstruksione te objekteve civile te ndryshme te vendit , kanalizime dhe ujesjellesa , mirembajtje rutine dhe dimerore te akseve te ndryshme rrugore etj. Eshte per t'u theksuar se punime te tilla jane bere me cilesi, ne kohe, dhe konform standarteve teknike. Disa referenca nga ana e disa Autoriteteve Kontraktore jane ne arshiven e “AEK Munella " Aktivitet qe ka kryer kompania vitet e fundit jane te listuara ne listen e meposhtme.

CILESIA, MJEDISI DHE SIGURIA NE PUNE

“AEK Munella " beson shume tek cilesia, sigurina ne pune dhe ruajtja e mjedisit. Per kete arsye ajo eshte subjekt i çertifikimeve qe vijojne te cilat i nenshtrohen nje mbikqyrje peridike vjetore dhe rinovimi te plote çdo 3 vjet, duke ruajtur standartet me te mira te punes, cilesise dhe mbrojtjes se mjedisit.

- Çertifikate ISO 9001 : 2008 mbi “Sistemet e menaxhimit te cilesise”
- Çertifikate OHSAS 18001-2007 mbi “Shendetin dhe Sigurimin ne pune”
- Çertifikate 14001 : 2004 mbi “Sistemet e menaxhimit te mjedisit”
- Çertifikate 99-2012 mbi “Sistemet e menaxhimit i integrua”
- Çertifikate ISO 3834-2:2006 mbi “Sistemet e Manaxhimit te cilesise ne saldim ”
- Çertifikate ISO 39001:2012 mbi “ Sistem menaxherial i sigurise ne trafikun rrugor ”
- Çertifikate ISO 27001:2013 mbi “Menaxhim i sigurise se Informacionit”
- Çertifikate 13331-1 :2002 mbi “Realizimin e punimeve per veshjet e kanaleve kulluese dhe skarpatave te ndryshme”
- Çertifikate 28000:2007 mbi “Ndertimin dhe rinovimin e ndertimeve civile dhe industriale, infrastruktures rrugore, autostrada, mbikalime, hekurudha, punime nentokesore, ura e vepra arti, punime ne diga, hidrocentrale, sisteme te ujesjellesave dhe ujrave te zeza. Mirembajtje rrugesg rutine dhe ndertesash civile dhe industriale”.

POLITIKAT E SHOQERISE MBI SHENDETIN DHE MJEDISIN

Projektet dhe aktivitetet e shoqeris “AEK Munella " mbështeten nga një staf shumë i kualifikuar i cili eshte subjekt i certifikimeve te herepashershme dhe trajnimeve te shpeshta. Qëllimi kryesor i “AEK Munella " në çdo projekt është që të mbrojë punonjësit e saj dhe mjedisin. Në besojmë se çdo aksident, dhe për këtë arsye çdo dëmtim, është i parandalueshëm, dhe ne e kemi inmplementuar këtë filozofi në çdo projekt të “AEK Munella " nëpërmjet një kombinimi të procedurave në fushën teknike dhe programet e vazhdueshme të trajnimit. Në shoqërinë tone ka një Pergjegjes Sigurimi teknik në çdo kantier, i cili është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe kontrollin e kushteve të sigurisë në përputhje me normativat Shqiptare. Çdo punonjes ka autoritetin te ndaloje procesin e punes nese nuk ofrohen kushte optimale per realizimin e saj. Te gjithe punonjesit jane te detyruar te respektojne te gjitha te drejtat dhe detyrimet te percaktuara ne rregulloren e mbrojtjes dhe sigurimit teknik ne pune. Rezultati eshte nje performance e jashtezakonshme sigurie, madje dhe mbiente te rrezikshme pune, ne kushte te veshtira moti apo vendndodhje te thella. Çdo kantier ndërtimi i “AEK Munella " ka programin e tij të monitorimit për zbutjen e impaktit në mjedis, në lidhje me sigurinë, mbetjet e ndërtimit, furnizimin e materialeve, lëndët e rrezikshme dhe mbetjet, emetimet në ajër, ujë, zhurmat e të tjera. Në më shumë se 9 vite aktivitet, Shoqëria nuk ka pësuar ne asnje rast aksidente gjatë punës.

VENDNDODHJA E SHOQERISE

“AEK Munella " ka Seline e saj dhe kantierin kryesore ne lagjia Gjakez , Mirdite (Zyrat Qendrore), por i gjithe aktiviteti ndertues, prodhues dhe tregtar i saj eshte shperndare ne shume zona te Shqiperise .

Cilesi dhe Profesionalizem
Projektet dhe aktivitetet e shoqeris “AEK Munella " mbështeten nga një staf shumë i kualifikuar i cili eshte subjekt i certifikimeve te herepashershme dhe trajnimeve te shpeshta.

Eshte per t'u theksuar se punime te tilla jane bere me cilesi, ne kohe, dhe konform standarteve teknike. Disa referenca nga ana e disa Autoriteteve Kontraktore jane ne arshiven e “AEK Munella "

100+

Kliente te kenaqur

100+

Projekte te perfunduara